Osmani në përkrahje të Sadikut: Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar përkrahjen e saj për boksieren Donjeta Sadiku, duke thënë se e gjithë Kosova është me të sot.

Donjeta Sadiku i nis sonte garat në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku do të përballet me fillim nga ora 21:05 me boksieren nga Tajlanda, Thamanya Somnuek, raporton KosovaPress.

“Në çdo goditje ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit. Jam e bindur se kështu do të vazhdojë edhe sonte, teksa Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris.

Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!”, shkroi Osmani në “Facebook”.

Back to top button