Futbollisti 21-vjeçar vdiq gjatë ndeshjes

Futbollisti i Bregut të Fildishtë, Moustapha Sylla, vdiq të dielën pasi u sëmur teksa luante në një ndeshje të kategorisë së parë, njoftoi klubi i tij Racing d’Abidjan.
Mbrojtësi 21-vjeçar ndërroi jetë teksa po dërgohej në spital.
“Mbrojtësi ynë Moustapha Sylla vdiq këtë mbrëmje pas një sëmundjeje në fushë gjatë ndeshjes RCA kundër Sol FC”, thuhet në një deklaratë të klubit.
“Gjatë evakuimit të tij në spital, Moustapha vdiq. Ai mbërriti në klub shtatorin e kaluar dhe ishte vetëm 21 vjeç,” konfirmoi presidenti i klubit Logossina Cisse për AFP.
Racing d’Abidjan ishte kampion kombëtar në vitin 2020 dhe aktualisht është i shtati në kampionat./21Media

Back to top button