Gjakovarja e dehur e bëri për spital një burrë
Policia e Kosovës ka arrestuar një femër e cila në gjendje të dehur e ka rrahur një mashkull.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë, me ç’rast viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike me ç’rast lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës./21Media