Futbollisti kosovar pëson arrest kardiak në fushë

Futbollisti i skuadrës “Vllaznia Pozheran”, Alban Rexhepi, sot ka pësuar një arrest kardiak gjatë ndeshjes së Ligës së Parë kundër Flamurtarit.
Klubi ka njoftuar se, lojtari ka pasur probleme shëndetësore në pjesën e dytë dhe nga vizitat e bëra në Qendrën Klinike Universitarë në Prishtinë u mësua se ai kishte arrest kardiak. Bëhet se ditur se është bërë një intervenim i menjëhershëm duke ia vendosur një stendë.
Klubi gjithashtu ka bërë të ditur se lojtari është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Albani,tani eshte ne gjendje stabile,dhe ka filluar të e merr vetën”, ka njoftuar klubi “Vllaznia Pozheran” në një postim në Facebook./21Media

Back to top button