Futbollisti shqiptar kalon në ekipin zviceran

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

Ekipi i St. Gallen ka konfirmuar blerjen e Ajetit

Albian Ajeti ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën zvicerane.

Edhe zyrtarisht Albian Ajeti nënshkruan kontratë deri më 2021 me St. Gallen. Në verën e vitit të kaluar, vëllai i Arlind Ajetit u transferua te St. Galleni në formë huazimi nga skuadra gjermane Augsburg, me të cilën kishte kontratë deri në vitin 2020.

Por, paraqitjet e shkëlqyera të talentit 20-vjeçar gjatë këtij sezoni bindën drejtuesit e klubit zviceran të blinin përfundimisht kartonin e Ajetit nga Augsburgu.

Ajeti ka realizuar 9 gola në 19 paraqitje me skuadrën e Superligës së Zvicrës. Pak javë më parë, ai u shpall lojtari më i mirë i muajit shkurt në kampionatin zviceran nga gazeta “Blick”.