“Future Nostalgia” i vetmi album nga një femër që ka qëndruar gjysmë viti në top 10-she

Albumi “Future Nostalgia” i këngëtarës shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është bërë albumi i parë i lansuar nga një femër i cili ka qëndruar në top 10-she të toplistës “Billboard” në këtë dekadë, për më shumë se gjysmë viti.
Kjo patjetër që ka shënuar një tjetër sukses të Duas në tregun ndërkombëtar.
“Future Nostalgia” u lansua më 27 mars të vitit 2020 dhe secila këngë u mirëprit nga dëgjuesit e muzikës së saj.
Së fundmi, Dua është duke kaluar pushimet në bregdetin shqiptar, e që njëkohësisht nuk po heziton të publikojë foto më mbishkrime interesante, duke bërë të ditur se po kalon kohën më të mirë me familjen dhe të dashurin në Shqipëri./21Media

Back to top button