G7-a dënon “mizoritë ruse” në Bucha

Ministrat e jashtëm të vendeve të G7 së bashku dënuan “me termat më të ashpër mizoritë e kryera nga forcat e armatosura ruse në Bucha dhe një numër qytetesh të tjera ukrainase”.
“Masakrat në qytetin Bucha dhe qytete të tjera të Ukrainës do të përfshihen në listën e mizorive dhe shkeljeve të rënda të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtat e njeriut, të kryera nga agresori në tokën ukrainase”, thuhet në deklaratë.
Duke nënvizuar “mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”, ministrat e jashtëm theksuan rëndësinë e “rritjes së mëtejshme të presionit ekonomik” ndaj Rusisë dhe aleatit të saj, Bjellorusisë.
“Së bashku me partnerët ndërkombëtarë, G7 do të mbajë dhe rrisë presionin ndaj Rusisë duke vendosur masa të koordinuara shtesë kufizuese për të penguar efektivisht aftësitë ruse për të vazhduar agresionin kundër Ukrainës,” vazhdoi deklarata.
Imazhet nga Bucha, qytezë në verilindje të Kievit, janë bërë publike këtë javë.
Zyrtarët lokalë kanë thënë që më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga forcat ruse vetëm në Buça dhe rreth 50 prej tyre janë ekzekutuar.
Moska ka hedhur poshtë këto dyshime./21Media

Back to top button