G7-a thirrje Rusisë që t’ia kthejë Ukrainës termocentralin bërthamor

Vendet e G7-s kanë dënuar pushtimin nga Rusia të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe i kanë bërë thirrje Moskës që t’i kthejë menjëherë kontrollin e plotë Ukrainës.
“Stafi ukrainas që operon fabrikën duhet të jetë në gjendje të kryejë detyrat e tij pa kërcënime apo presione. Është kontrolli i vazhdueshëm i Rusisë mbi uzinën që rrezikon rajonin”, thanë ministrat e jashtëm të G7-s në një deklaratë, përcjell rtv21.tv
“Federata Ruse duhet të tërheqë menjëherë trupat e saj nga brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe të respektojë territorin dhe sovranitetin e Ukrainës”, thuhet tutje në deklaratë.
Ministrat kanë thënë se mbeten “thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi serioz” i paraqitur nga veprimet e Rusisë rreth termocentralit bërthamor të Ukrainës, Zaporizhzhia, raporton BBC

Ata kanë theksuar se veprimet e Rusisë minojnë aftësinë e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të monitoruar sigurinë e aktiviteteve bërthamore në Ukrainë.

Kujtojmë se shtetet e G7-s janë Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe, SHBA dhe Kanadaja./21Media

Back to top button