G7 premton 9.5 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ministrat e Financave nga grupi i vendeve të G7 ranë dakord për një ndihmë financiare prej 9.5 miliardë dollarësh (7.6 miliardë £) për Ukrainën – duke e çuar angazhimin e tyre total në pothuajse 20 miliardë dollarë (16 miliardë £).

Në përfundim të takimit të tyre në Gjermani, ministrat thanë se mbështetja do të ndihmonte qeverinë e Ukrainës të vazhdojë të ofrojë shërbimet bazë përderisa ajo të jetë nën sulmin rus.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës gjatë gjithë kësaj lufte dhe më gjerë dhe jemi të përgatitur të bëjmë më shumë sipas nevojës”, tha G7 në një deklaratë në fund të takimit dy-ditor jashtë qytetit gjerman të Bonit, shkruan BBC

Lufta ka ndikuar rëndë aftësinë e Kievit për të mbledhur taksat dhe i duhen rreth 5 miliardë dollarë në muaj për të paguar punonjësit e qeverisë dhe për të mirëmbajtur punët publike./21Media

Back to top button