Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Kanadaja ka informuar se po vendos sanksione shtesë ndaj oligarkëve rusë dhe po ndalon eksportin dhe importin e mallrave luksoze të synuara drejt dhe nga Rusia.
Masat e reja do të vendosin kufizime për 14 individë duke përfshirë oligarkët rusë, anëtarët e familjeve të tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, është bërë e ditur në një deklaratë zyrtare..
“Këta individë kanë mundësuar drejtpërdrejt luftën e pakuptimtë të Vladimir Putinit në Ukrainë dhe mbajnë përgjegjësi për dhimbjen dhe vuajtjet e popullit të Ukrainës”, është bërë e ditur në deklaratë.
Ndalimi i importit do të synojë mallrat ruse, duke përfshirë pijet alkoolike, ushqimet e detit, peshkun dhe diamante jo-industriale, ndërsa ndalimi i eksportit do të synojë mallrat luksoze si këpucët, veshjet luksoze dhe bizhuteritë, shkruan BBC./21Media

Back to top button