Gabimet e Ronaldos që i kushtuan me humbje Unitedit ndaj Sociedadit

Cristiano Ronaldo kishte një paraqitje tejet të dobët në ndeshjen e tij të parë të karrierës në Ligën e Evropës të enjten mbrëma.
Pesë herë fituesit të Topit të Artë iu dha vetëm starti i tij i dytë i sezonit për Manchester Unitedin, i cili pësoi një humbje 1:0 ndaj Real Sociedad si vendas në “Old Trafford”.
Brais Mendez shënoi golin e vetëm të lojës nga pika e bardhë, pas një penalltie të diskutueshme për lojë me dorë kundër Lisandro Martinez.
Transferimi 75 milionë eurosh, Casemiro debutoi nga minuta e parë me United, ndërsa Ronaldo kryesoi sulmin për herë të parë që nga humbja 4:0 ndaj Brentfordit.
Por, superylli portugez nuk mundi të gjente golin në sezonin e ri, pavarësisht se kishte mundësi të shumta.
Më poshtë e gjeni videon ku Ronaldo shihet duke shpërdoruar raste të shumta, të cilat i kushtuan më vonë Unitedit me humbje.

Back to top button