Gabimi njerëzor është arsyeja më e besueshme për aksidentin

Autopsitë tregojnë se të gjithë të vdekurit në aksident kanë vdekur nga ngufatja, dhe jo nga përplasja. Kjo do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit.
Vlerësimi përfundimtar i shkaqeve të aksidenteve do të duhet të jepet nga analiza përfundimtare, por versioni kryesor për momentin është gabim njerëzor – si shkak i aksidentit, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëvendësprokurori dhe drejtor bullgar i Shërbimit Hetimor Kombëtar Borisllav Sarafov. U shqyrtuan por kategorikisht janë hedhur poshtë edhe versionet për akt terrorist dhe tuba me naftë, si arsye të mundshme për aksidentin.
Sarafov ka theksuar se vazhdojnë ekzaminimet dhe analizat e autobusit, të cilat duhet të japin përgjigje për arsyet dhe mënyrën e zjarrit, si dhe për analizën e komunikacionit për arsyet për të cilat autobusi është larguar nga rruga. Nuk është hedhur poshtë as versioni  për shenjë të vendosur keq në rrugë, sinjalizimi dhe nëse  bankina  mbrojtëse  në të cilën  ka goditur autobusi solli te aksidenti.
Duke i prezantuar informacionet e deritanishme, Sarafov theksoi se sheh shumë spekulime dhe pseudoekspertë në media, por se edhe prej emisioneve mund të shihen 15 apo 20 dëshmitarë okularë, në fakt nuk ka asnjë dëshmitar okular të ngjarjes.
“Fillimisht janë marrë në pyetje dy nga pasagjerët e autobusit, të cilët ishin zgjuar në momentin e aksidentit. Të dy japin informacion objektiv, shqyrtohen individualisht dhe deklaratat e tyre përputhen, prandaj ne i konsiderojmë ato si jashtëzakonisht të sakta. Dy të tjerë që janë në spital sot janë duke u ekzaminuar”, tha Sarafov.
Versionet e një akti terrorist dhe tubacionet e naftës, si shkaqe të mundshme të aksidentit, janë shqyrtuar, por janë hedhur poshtë kategorikisht, tha Sarafov.
“Janë gjetur tre tuba. Tre tubat nuk ishin plot dhe nuk u djegën. Zjarri nuk ka shpërthyer prej tyre. Është shqyrtuar profesionalisht versioni i një akti terrorist dhe nga autobusi janë marrë analizat për ekzistencën e një akti terrorist. Ne i refuzojmë kategorikisht ato versione. Ky nuk është akt terrorist”, tha Sarafov.
Hetuesit  nuk gjetën dëshmi për shpërthim. Punëtorët në guroren që gjendet në afërsi të aksidentit, e kanë dëgjuar goditjen e autobusit në bankinën e parë  të hapësirës. Ka hapësirë për frenim, që do të thotë se shoferi ka reaguar para se të godasë në bankinë. Por nuk është e qartë pse ka kthyer në të djathtë dhe ka goditur në bankinë. Ishte errësirë, dhe supozohet se shoferi është hutuar me shenjën e çezmës. Gjatë goditjes në bankinë autobusi theu nëntë shtylla  të cilat gjatë ekspertizës ishin gjetur nën pjesën e parë të automjetit, ku gjendet rezervuari për karburant. Nga goditja dera e përparme doli nga përplasja, por aty shpërtheu zjarr, ndërsa dera e mesme përmes së cilës udhëtarët janë munduar të ikin ishte bllokuar nga  bankina.
“Ekspertizën teknike të autobusit do ta kryejnë profesionistët më të mirë, ndërsa me ekspertizën e zjarrfikësve do të konfirmohen arsyet e zjarrit. Edhe një ekspertizë gjithpërfshirëse do të japë përgjigje të pyetjes pse autobusi la trajektoren e rrugës dhe si erdhi deri te aksidenti vdekjeprurës”, sqaroi shefi i hetimit nacional.
Një ekip i prokurorisë nesër niset për në Shkup për të mbledhur profilet e ADN-së nga familjarët e viktimave, të cilat më pas do të përdoren për identifikimin e të ndjerëve. Më pas, theksoi Sarafov, trupat e viktimave mund t’u dorëzohen familjeve të tyre./TV21

Back to top button