Galatasaray fitoi derbin kundër Marseille

 
Skuadra turke Galatasaray ka shënuar sot fitore me rezultat 4:2 kundër skuadrës franceze Marseille, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Fillimisht, ishte Galatasaray që kaloi në epërsi i pari përmes mesfushorit Cicaldau, i cili shënon për 1:0 në minutën e 12’ të ndeshjes.
Epërsinë e thelloi mbrojtësi kroat Caleta-Car, ku shënoi autogol për ta ndihmuar skuadrën turke që ta thellojë epërsinë në 2:0.
Galatasaray vazhdoi me paraqitje të mirë edhe në pjesën e dytë, ku e shënoi edhe golin e tretë përmes Feghoulit në minutën e 64’.
Marseille arrin ta gjej golin e parë në ndeshje në minutën e 68’, ku fillimisht pasi dështoi të shënoj nga penalltia, sulmuesi polak Arkadiusz Milik shënon për 3:1.
Kundërpërgjigja e skuadrës turke ishte e shpejtë, ku e thelloi epërsinë në 4:1 në minutën e 83’ përmes Ryan Babel.
Golin e fundit në ndeshje, dhe të dytin për Marseille dhe personal e shënoi sulmuesi polak Milik në minutën e 85’ të ndeshjes.
Me tre pikët e reja, Galatasaray përforcon pozitën e parë në Grupin E me 11 pikë të arkëtuara, shtatë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Marseille që zë vendin e tretë në tabelë.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes mes Galatasaray dhe Marseille është 4:2 në favor të nikoqirëve.
Krahas kësaj ndeshje janë zhvilluar edhe disa sfida të tjera në Ligën e Evropës dhe rezultatet e tyre përfundimtare i gjeni më poshtë.
Bayer Leverkusen 3 – 2 Celtic
Real Betis 2 – 0 Ferencvaros
Crvena zvezda 1 – 0 Ludogorets
Dinamo Zagreb 1 – 1 Genk
Galatasaray 4 – 2 Marseille
Lokomotiv Moscow 0 – 3 Lazio
Midtjylland 3 – 2 Braga
Rapid Vienna 0 – 2 West Ham.

Back to top button