Liga e Evropës,rezultatet e ndeshjeve të sotme

 
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Evropës, të cilat ishin të vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve të kësaj gare.
Fillimisht, programin e sotëm e kanë hapur shtatë ndeshje të cilat kanë filluar nga ora 18:45, ku është spikatur derbi mes Galatasaray e Marseille, të cilën e fitoi skuadra turke me rezultat 4:2.
Krahas kësaj ndeshje, në orar të njëjtë u zhvillua edhe takimi mes Lokomotiv Moscow dhe Lazios, në të cilin fitore shënuan italianët me rezultat bindës 3:0.
Ndërsa, me fillim nga ora 21:00 u zhvilluan tetë ndeshjet e mbetura të programit të sotëm, ku skuadrat si Lyon, Leicester dhe Monaco regjistruan fitore.
Lyon e mposhti me rezultat 3:1 skuadrën e Brondby, njëjtë sikurse Leicester City që shënoi fitore kundër Legia Warsawas, kurse Monaco me rezultat të ngushtë 2:1 e mposhti Real Sociedadin.
Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të programit të sotëm në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.
Bayer Leverkusen 3 – 2 Celtic
Real Betis 2 – 0 Ferencvaros
Crvena zvezda 1 – 0 Ludogorets
Dinamo Zagreb 1 – 1 Genk
Galatasaray 4 – 2 Marseille
Lokomotiv Moscow 0 – 3 Lazio
Midtjylland 3 – 2 Braga
Rapid Vienna 0 – 2 West Ham United
Brondby 1 – 3 Lyon
Eintracht Frankfurt 2 – 2 Antwerp
Leicester City 3 – 1 Legia Warsawa
Monaco 2 – 1 Real Sociedad
Olympiacos Piraeus 1 – 0 Fenerbahçe
PSV 2 – 0 Sturm Graz
Rangers 2 – 0 Sparta Prague.

Back to top button