Gani Bajraktari aderon në Nisma

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një konferencë për shtyp të shtunën ka prezantuar ardhjen më të re në partinë e tij.

Bëhet fjalë për mjekun Gani Bajraktari, i cili do të jetë këshilltar për sektorin e shëndetësisë në kuadër të kësaj partie.

Mirë se ardhje partia i uroi Bajraktarit ehe përmes një shkrimi në “Facebook”.

“Nga sot i është bashkuar një prej kontributdhënësve më të mëdhenj në fushën e shëndetësisë, Prof. Dr. Gani Bajraktari. Doktorit i jemi shumë mirënjohës dhe falënderues për vendimin e ti që të bashkohet me ne, për të nisur një angazhim të përbashkët për të mirën e Kosovës, e që doktori e ka dëshmuar gjithnjë, varësisht nga rrethant dhe nevojat e vendit. NISMA Socialdemokrate është e nderuar për ardhjen e një personaliteti të jashtëzakonshëm, dhe shembulli i Doktorit duhet të shërbejë për të inkurajuar njerëzit e profileve të ndryshme, që përmes aktivizimit politik të kontribuojnë për vendin, sepse Kosova ka nevoje për njerëz të tillë. Na priftë e mbara, Doktor!”, thuhet në postimin e Nismës Socialdemokrate./21Media

Back to top button