Pjesa e parë, pa gola mes Ballkanit e Llapit, Malisheva në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, ku vetëm një gol është shënuar deri tani.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit të Suharekës, Ballkani po barazon pa gola, 0:0 me Llapin.

Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje po zhvillohet edhe përballja mes Lirisë dhe Malishevës, ku kjo e fundit po avancon 1:0 si mysafire.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Drilon Hazrollaj në minutën e 13’ të ndeshjes.

Pjesa e parë:

Ballkani 0:0 Llapi

Liria 0:1 Malisheva.

Back to top button