Gani Geci ftohet nga prokurorët e Hagës

 

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci është ftuar nga Gjykata Speciale. Ai këtë njoftim e dha përmes një postimi në në llogarinë e tij “Facebook”.

Geci ka njoftuar se i është thënë se në shtator duhet të udhëtojë për në Hagë për tu marrë në pyetje nga prokuroria Speciale.

“Pas marrjes në pyetje të presidentit të Republikës së Kosovës nga Gjykata Speciale e Republikës së Kosovës me seli në Hagë, dje pas dite kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues i Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës për krime të luftës nga kjo Gjykatë dhe me është thënë se muajin shtatorë duhet të udhëtojë për në Hagë për tu marrë në pyetje nga prokuroria Speciale, unë kam kërkuar ftesën me shkrim dhe më është thënë që ditët në vijim do të ma sjellin edhe ftesën me shkrim”, ka thënë Geci.

Ai ka thënë se do ta shfrytëzojë të drejtën ligjore dhe do t’i përgjigjet kësaj ftese dhe të gjitha pyetjeve të Prokurorisë.

Gani Geci ka theksuar se nuk ka nevojë për avokat, pasi siç thotë ai “avokat për veten time jam vetë”

“Pasi të kthehen nga Haga nëse do të kthehem Qeverisë së Republikës së Kosovës do t’ia paraqesë kërkesën që të mi mbulojë shpenzimet mia njëjët si Sylejman Selimit dhe të tjerëve.

Qeveria është e obliguar me ligj qe ti mbulojë shpenzimet të gjithëve njisojē”, ka shkruar tutje duke thënë se shpreson të jetë i ftuar si dëshmitarë e jo si i dyshuar.

“Gjykata Speciale por edhe të gjithë opinioni publikë do ta kuptojnë një ditë se si duhet të mbrohet lufta për liri kundër Okupatorit shekullorë Serbë dhe si do te demaskohen individët qe luftën për liri e përdorën si mjet duke vra kundërshtarë politik për të ardhur më pushtet pas lufte duke u mundua me i njollos familjet me të forta në Republikën e Kosovës me Komunikata e propaganda nga ma te flliqtat kundër këtyre familjeve për të arritur qëllimet e tyre politike”, ka përfunduar ai duke e shpërndar edhe një video nga lufta./21Media

Back to top button