Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Egzon Bacaj

 

Drejtoria e Policisë në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin Egzon Bacaj i lindur në Prishtinë.

Ai është shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimёs se hashishit, shkurres se kokainёs ose bimёve tё kanabisit”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media

Back to top button