Gani Geci tregon dëshirat e Isa Mustafës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur përkrahjen e vëllezërve Geci të Skenderajt

Ish deputeti Gani Geci në një postim në facebook, ka shkruar se vëllezërit Geci tashë së fundmi i kanë mësuar dëshirat e disa anëtarëve të Kryesisë së LDK-së.

“Dëshirat e tyre ishin që ne vëllezërit Geci të luftojmë me Ramush Haradinajn dhe AAK-në, me Kadri Veselin dhe PDK-në, me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, me Hashim Thaçin e me Rexhep Selimin dhe me Behgjet Pacollin dhe AKR-në. E tani me ardhë në pushtet Isa Mistqfa, Ismet Beqiri, Agim Veliu, Naser Osmani e Armend Zemaj. E ne vëllezërve Geci kur të vin këta në pushtet me na qu në Dyzë. E jo ma, s’ka ma ashtu .!”, ka shkruar ai në facebook.

Ai ka paralajmëruar se tash e tutje sa herë që këta bënë koalicione për interesa të ngushta me të apostrofuarit, edhe ata si familje do bëjnë koalicione për interesat e tyre tona familjare.

Back to top button