Gani Neziri tregon se çfarë e shtyri t’i hyjë garës për kryetar të Gjilanit
Kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Gani Neziri sonte në RTV21 tregoi se çfarë e shtyri t’i hyjë garës për kryetar të Gjilanit.
Ai i luti qytetarët që të mësohen të bëhen të pavarur dhe le të binden se duhet të jenë të pavarur.
Në garë për kryetar të Gjilanit janë gjashtë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon Nazim Gagica, nga Lëvizja Vetëvendosje Alban Hyseni, nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lutfi Haziri, i cili në mandatin e kaluar ka qenë kryetar komune, kurse Partia Demokratike e Kosovës këtë pozitë ia ka besuar Leonora Morina-Bunjakut. Në garë për kryetar të Gjilanit janë edhe dy kandidatë të pavarur, Gani Neziri dhe Lulzim Bexheti.
Në Gjilan janë 101 mijë e 62 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të 17 tetorit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?