Ganimete Musliu akuzon Gërvallen, Pacollin e Kusarin se bullizuan deputetin Paris Guri

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu  akuzoi deputetet e LVV-së , Donika Gërvalla, Mimoza Kusari e Fitore Pacolli se bullizuan deputetin e LDK-së, Paris Gurin.

“Deputetet e Vetëvendosje si Bulizues Kolektiv, shembulli i Sotëm në Kuvend. Sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës u pa qartë se sa larg është gatshme të shkojë Vetëvendosje në bullizim kolektiv. Deputeti i ri, Parisi, në vend që të inkurajohej dhe të mbështetej në hapat e parë të tij në Kuvend, u përball me një fushatë të organizuar talljeje dhe ofendimi, jo për përmbajtjen e fjalës së tij, por për emrin dhe moshën e tij. Ky është një akt i dënueshëm në vetvete, por bëhet edhe më i shëmtuar nga fakti se në ballë të kësaj fushate bullizuese ishin tri gra: Mimoza Kusari, Donika Gërvalla dhe Fitore Pacolli”, shkroi Musliu.

Musliu tutje shkrkoi se kjo  “jo vetëm që shkel parimet bazë të etikës parlamentare, por dërgon edhe një mesazh të rrezikshëm për rininë e angazhuar në politikë, se në vend të inkurajimit, do të përballen me përbuzje e përqeshje”.

“Qasja e Vetëvendosjes ndaj një deputeti të ri është e frikshme dhe e papranueshme. Nëse një emër ose një moshë e re është arsye për t’u përbuzur në Kuvend, atëherë çfarë mesazhi u jepet të rinjve që duan të kontribuojnë për vendin?”,  u shpreh Musliu./21Media

Back to top button