Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar rikandidimin e Shaqir Totajt për një mandat të dytë si Kryetar i Komunës së Prizrenit.

“Mbrëmë, në një atmosferë tepër pozitive dhe festive, mes shumë qytetarëve dhe aktivistëve, zyrtarizuam rikandidimin e Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit.

Gjatë katër viteve të fundit, Shaqa, duke nderuar epitetet e Prizrenit si qytet “historik” dhe “kulturor”, ia ka shtuar edhe dy të tjerë: “i punës” dhe “i zhvillimit”. Kudo që të lëvizësh nëpër komunën e Prizrenit, dallohen qartë rezultatet e përkushtimit dhe punës së tij dhe të ekipit të tij në shërbim të qytetarëve.”, ka shkruar ai në Facebook.

“Prandaj, më 12 tetor, prizrenasit do ta kenë shumë më të lehtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Sepse me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë!”, ka përfunduar ai.

Back to top button