Ganimete Musliu uron Leonorën për ditëlindje: Jam e bekuar që të kam ty…

 
Këngëtarja Leonora Jakupi sot feston ditëlindjen. Ajo mbushi 43 vjet dhe urimet e shumta nuk kishin si të mungonin.
Një urim të veçantë Leonora e mori nga shoqja e saj, deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.
Musliu ka postuar në InstaStory një fotografi të tyre me një dedikim për këngëtaren.
“Në këtë jetë, nëse ka diçka për të cilën kemi nevojë, ajo është ta kemi një shoqe të mirë. Unë jam e bekuar që të kam ty njeri me zemër të bardhë e plot mirësi. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Musliu për Leonorën./21Media

 

Back to top button