Gara çiklistike, bllokohen disa segmente të autostradës

Gjatë kësaj fundjave do të ketë bllokim të përkohshëm të disa segmenteve në autostradë, njofton policia e Kosovës.

Kjo për shkak se Federata e Çiklizmit e Kosovës (FÇK), organizon garën çiklistike Kampionati i Kosovës për vitin 2023. Policia bën të ditur se FÇK-ja, ka planifikuar që këtë garë ta zhvillojë në autostradë dhe për këtë ka kërkuar leje nga ministria përkatëse të cilën e ka siguruar.

“Më datë 15.07.2023, duke filluar nga ora 13:30, në segmentin Lipian-Bibaj (autostrada ‘Arbër Xhaferi’) do të fillojë pjesa e parë e kësaj gare. Më datë 16.07.2023, itinerari i garës është më i gjatë (160 km), gara fillon në ora 10:30 me këtë itinerar të lëvizjes: Bibaj-Lipjan-Prishtinë, F.Kosovë (Bresje), pastaj rruga nacionale F.Kosovë-Aeroport-Komoran-Malishevë dhe anasjelltas. :, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj kohe, më datën 15 dhe 16 korrik 2023, parashihet që të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në autostradë (segmentet e lart-cekura) dhe riorientim në rrugë tjera alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik rreth këtij bllokimi e riorientim të veturave në kohen sa do të jetë duke u zhvilluar gara e organizuar nga FÇK-ja. Andaj, Policia njofton qytetarët qëtë planifikojnë me kohë qarkullimin në rrugë alternative në mënyrë që të mos krijohen tollovi e kolona të panevojshme./21Media

Back to top button