Gara me gjuajtje të domateve në Spanjë

Persona nga vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e garës me gjuatje të domateve në njëri-tjetrin, në qytetin spanjoll Bunol të Spanjës.
Gara quhet Tomatina.
Kjo do të thotë se dashamirët u kthyen sërish në këtë ngjarje pas dy vite mungese për shkak të pandemisë së COVID-19.
Pjesëmarrësit për garën u desh të paguajnë bileta, ku një kushtoi 12 euro.
Në rrugë u shkarkuan 130 ton domate.
Tomatina, ngjarje kjo e cila mbahet të mërkurën e fundit të muajit gusht, filloi të organizohet si inspirim nga garat me hedhje të ushqimeve në njëri-tjetrin në vitin 1945.
Falë medieve, kjo ngjarje në vitet e 80-ta filloi të tërheqë vëmendje nacionale e ndërkombëtare, entuziastë nga e mbarë bota.
Një banor nga Malaga ka thënë se Tomatina ofron një përvojë mahnitëse.
Një pjesëmarrës shkoi në këtë garë nga India. Ai tha se ngjarja është mahnitëse, se diçka të tillë nuk ka përjetuar më parë. Tomatina është si festivali Holy në Indi, e ndoshta akoma më e egër. Ai ka thënë se i ka pëlqyer shumë.
Kjo turiste është instruktore për kredhje në lartësi të mëdha në ajër. Ajo ka thënë se Tomatina është mahnitëse, megjithatë pjesëmarrësit duken të neveritshëm ashtu të mbuluar me tërë trupin me lëng domatesh. Ata është dashur të vënë syze për të mbrojtur sytë.
Zyrtarët vendas kanë thënë se kanë pritur më pak pjesëmarrës se vitet e kaluara, sepse akoma ekztiston frika nga pandemia e COVID-19, por ngjarja dëshmoi të kundërtën. Entuziastët e saj ishin në numër shumë të madh, deri në 20 mijë./21Media

Back to top button