Gara me ngrënie të hot dogëve në New York

Në New York u mbajt gara vjetore me ngrënie të hot dogëve “Nathan’s Hot Dog”.

Moti i lig, vetëtima e shiu i dendur nuk e ndalën Joey Chestnut që të merrte pjesë në garën vjetore me ngrënie të hot dogëve në New York, dhe madje të fitonte atë.

Kjo garë e cila u mbajt për ditën e pavarësisë së SHBA-ve, u shty paksa për shkak të motit të lig, megjithatë ajo u mbajt, dhe Chestnut u shpall sërish fitues, këtë për të 16-tin vit me radhë në 17 vite.

Ky rekorder hëngri 62 hot doge dhe simite gjatë 10 minutave sa u mbajt gara para një numri të madh spektatorësh.

Fituesi i dytë u shpall Geoffrey Esper, i cili hëngri 49 hot dogë.

Chestnut në një intervistë pas arritjes së fitores tha se është shumë i emocionuar për këtë. Ai tha se moti ishte i lig, se i kishin thënë se gara ishte anuluar për shkak të tij, por tani është i lumtur që arriti të kalojë edhe këtë sfidë.

Ai kishte shpresuar se do të hante mbi 75 hot dogë, por se edhe 62 mjaftuan për të fituar.

Në kategorinë e femrave, fituese u shpall Miki Sudo, e cila hëngri 39 hot dogë.

Kategoria e femrave në këtë garë ishte hequr nga lista, por për shkak të vonesës së pjesëmarrjes së meshkujve për dy orë, ajo provoi dhe sfidoi vetën në këtë kategori./21Media

Back to top button