Presidentja ende s’ka pranuar kërkesë për takim nga Abdixhiku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ende nuk ka pranuar anjë kërkesë për takim nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Bekim Kupina, këshilltar për Media në zyrën e Presidentës për portalin rtv21.tv ka thënë se dera e Presidencës vazhdon të jetë e hapur për liderë institucionalë dhe parti politike.

“Presidentja Osmani deri tashti nuk ka pranuar asnjë kërkesë për takim. Pavarësisht kësaj, dera e institucionit të Presidencës vazhdon të jetë e hapur për liderë institucionalë dhe parti politike, në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror”, ka thënë Kupina.

Abdixhiku të mërkurën ka paralajmëruar një takim me presidenten Vjosa Osmani, pas takimit që pati me gazetarë e analistë në “rrugën e re, pa Kurtin”.

Abdixhiku ka pohuar se do të takohet me Osmanin për të diskutuar gjendjen e tensionuar në veri, si pjesë e “planit të LDK-së për dalje nga kriza”./21Media

Back to top button