Gara muzikore “American Song Contest” debutohet në NBC
Pas afro tri dekadash përpjekjeje, më në fund u debutua shou muzikor apo gara muzikore e këndimit në NBC “American Song Contest”.
Kjo garë që do të zgjasë tetë javë, u inspirua nga gara madhështore e këndimit në Evropë “Eurovizion”, të cilën e organizon Unioni Evropian i Këndimit.
Këtë e ka pranuar producenti ekzekutiv i saj Ben Silverman, i cili po ashtu ka treguar se ka 25 vite që pret të drejtën për realizim të shout.
Gara e këndimit “Eurovision Song Contest” ka prezantuar para botës ikona botërore të muzikës, si këngëtarin spanjoll Julio Iglesias, bendin suedez ABBA dhe ikonën e këngës Celine Dion, e cila fitoi garën në vitet 1974 e 1988.
Krahasuar me Evrovizionin në Evropë, në SHBA janë konkurrent 56 vokalistë nga vende amerikane, përfshirë këtu artistë të famshëm, si Jewel që përfaqëson Alaskën, Michael Bolton Konektikatin, dhe Macy Gray Ohajon.
Atje do të prezantohen edhe këngëtarë më pak të njohur. Sipas përgjegjësve të kësaj gare, konkurentët u zgjodhën pas konsultimeve me profesionistë të industrisë së muzikës.
Shou nuk ka vend për këngëtarë që nuk janë prezantuar më herët, dhe që tregojnë talentin e tyre, psh si në “The Voice” apo “American Idol”. Kjo është platformë profesionistësh, për artistë, për persona të angazhuar në muzikë.
Nikoqirë të shout në NBC janë Kelly Clarkson dhe Snoop Dogg, ndërkohë që vlerësimin e këngëtarëve e bënë juria prej 56 profesionistëve.
Clarkson mendon se ky shou do t’i bashkojë njerëzit në këtë kohë kur kemi nevojë më së shumti. Pra, kjo është e mira e garës, se është e hapur për të gjitha vendet në SHBA.
Shou do të ketë pesë episode, ndërkaq në të do të interpretojnë 11 spo 12 këngëtarë çdo javë. Në finale të saj, me 9 maj do të shpallet edhe fituesi./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=oWHjcJVi7CU