Kurti: BE nuk ishte e lumtur, nuk kam pranuar gjithçka

Kurti e mohon se qeveria s’ka lejuar mbajen e zgjedhjeve serbe: Nuk ka marrëveshje
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë  se ende nuk e di se a do të ndikojnë në procesin e dialogut zhvillimet rreth zgjedhjeve të Serbisë. Por kryeministri është shprehur i gatshëm për bisedime në raundin e ardhshëm.
Ai në një konferencë për media ka folur prapë  lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe të Serbisë në Kosovë. Kurti ka thënë se BE-ja nuk ka qenë e lumtur që Qeveria e Kosovës nuk ka pranoi që gjithçka të përmbyllet me një letër shkëmbimi ndërmjet zyrtarëve.
“Zhvillimet rreth zgjedhjeve te Serbisë nuk e di se sa do ndikojnë në dialog, atëherë kur të na ftojnë në raundin e bisedimeve natyrisht që ne do të jemi të gatshëm të angazhohemi. Nuk do të thosha që Qeveria ka marrë vendim për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë por e vërteta është që nuk ka marrëveshje paraprake… Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin që unë nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllët përbrenda një lëtërshkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës. Unë jam i bindur që letërshkëmbimi duhet të jetë mes Qeverie së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë. Kështu siç është, çështja ka marrë një kahje tjetër, ne kemi shprehur keqardhjen tonë për më shumë se kaq nuk çfarë të bëjë”, ka thënë ai./21Media
 

Back to top button