Gara ndërkombëtare e basketbollit sërish në Kosovë!

Për herë të dytë në Kosovë, më 14, 15 dhe 16 korrik, do të organizohet gara ndërkombëtare në basketboll FIBA 3×3 Challenger ku ndryshe nga viti i kaluar, organizimi i sivjetmë është zgjeruar edhe me garat në konkurrencën e femrave.

Për këtë ngjarje është mbajtur konferencë për media, në të cilën kanë folur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Drejtori i klubit 3×3 Prishtina, Fisnik Juniku.

Ministri Çeku ka theksuar se mbetet i përkushtuar në misionin e përbashkët që Kosovën të jetë një lokacion i rëndësishëm për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare në sport. Si pjesë e angazhimit drejt vendosjes së Kosovës në hartën botërore të ngjarjeve sportive, Çeku foli edhe për kandidaturën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 si dhe planet e programit shtetëror për zhvillimit e basketbollit.

14 shtete do të marrin pjesë në FIBA Women’s Series që do të organizohet në Prishtinë: Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (2 ekipe), Holada, Lituania, Hungaria, Letonia, Azerbejxhani (2 ekipe), Izraeli, Ukraina, Turqia, Kosova dhe Gjermania./21Media

Back to top button