Mashtroi një kompani në Francë, i sekuestrohet vetura në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojë dhe të sekuestrojë veturën, e cila vite më parë nga një kompani e Francës, iu ishte dhënë me qira të dyshuarit mashkull kosovar, për të cilën veturë i dyshuari nuk kishte kryer obligimet.

Sekuestrimi i veturës ka ndodhur dje pasdite në Vushtrri.

“Njësia përkatës ka arritur të lokalizoj dhe të sekuestroj veturën, e cila vite më parë nga një kompani e Francës i ishte dhënë me qira të dyshuarit mashkull  kosovar për të cilën veturë i dyshuari nuk kishte kryer obligimet”, ka njoftuar Policia.

Policia ka njoftuar se, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button