Garba propozon të ndryshohet emri i Nigerisë
Aspiranti presidencial i Nigerisë, Adamu Garba, dëshiron që emri i vendit të ndryshohet në “Federata Nigritiane” ose thjesht Nigritia.
Ai ka thënë se ndryshimi i emrit do të jetë pjesë e reformave që do të ndjekë nëse fiton zgjedhjet.
Zgjedhjet presidenciale në Nigeri do të mbahen në shkurt të vitit 2023.
“Si thoni ta riemërojmë këtë vend, ta federalizojmë siç duhet dhe ta riemërojmë në “Federata Nigritiane” ose thjesht NIGRITIA. Në fund të fundit, Nigritia është emri ynë i lashtë përpara se Lady Lugard ta riemëronte Nigeri. Është koha e fundit të pastrojmë veten nga stereotipet negative, të riorganizojmë veten dhe të rimarrim vendin tonë larg identiteteve dhe ndarjeve tona koloniale në përkufizimet tona të unitetit, integrimit, tolerancës dhe kohezionit”, u shpreh ai.
Ai përmendi vende të tjera afrikane si Gana, Kenia, Benini dhe Togo që ndryshuan emrat e tyre “të nxitur nga kolonizimi” për pavarësinë, duke argumentuar se “Identiteti është gjithçka”.
Garba ka postuar gjithashtu një video që tregon mënyrën e duhur të shqiptimit të emrit të ri të propozuar./21Media