Gashi: Gjykata po tenton t’i mbajë të izoluar aktivistët

Avokati Tomë Gashi tha se aktivistëve të Vetëvendosjes iu mohohet e drejta për gjykim në kohë të arsyeshme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin gjyqësor për katër aktivistët e Lëvizjës VETËVENDOSJE. Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22.gusht 2017.

Avokati mbrojtës i aktivistëve, Tomë Gashi përmes një shkrimi në Facebook, tha se Gjykata po tenton t’i mbajë të izoluar aktivistët.

“Të njejtit kanë qenë në masen e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak që nga 29.gusht 2016. Pra Gjykata tenton ti mbajë të izoluar nën masën e arrestit shtëpiak duke i ju mohuar të drejten ligjore dhe kushtetuese për gjykim në kohë të arsyeshme.  Ne besojmë se ka ardhuar koha për ndryshime politike, që të mund të ketë ndryshime në sistemin jurdik të Kosovës, që askush të mos mbahet kaq gjatë në paraburgim/arrest shtëpiak, si i pa gjykuar”, ka shkruar Gashi në postimin e tij.

Gashi po ashtu shprehu besimin se Gjykata do të ndërprejë arrestin shtëpiak për katër aktivistët e Vetëvendosjes.

“Duke ditur se një prej arsyjeve për vazhdimin e masës së arretsit shtëpiak ka qenë kinse ndikimi i këtyre aktivistëve të Lëvizjës Vetëvendosje në procesin e pengimit të ratifikimit të marrëveshjës së demarkacionit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, e cila procedure është ndërprerë krejtësisht me rastin e shpalljës së zgjedhjeve të mbajtura me 11.qershor 2017, besojmë se Gjykata do ta ndërprejë arrestin shtëpiak për aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje”, ka shtuar Gashi./21Media

Back to top button