Gashi i LDK-së: VV-ja i ka ndaluar ekipit paraqitjet televizive, është ikje sepse iu zbardhen dështimet

Arben Gashi i LDK-së tha se se ekipit garues të VV- së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizive.
Sipas tij një gjë e tillë po bëhet sepse debatet zbardhin përgjegjësitë e dështimeve
“Në Parlament i ik debatit. Në interpelanca nuk paraqitet. Komisionet hetimore parlamentare i paralizon. Debateve televizive iu shmanget. Dhe së fundmi, i paska ndaluar gjithë ekipin garues të LVV-së që të mos paraqiten askund.
Sepse për të: Llogaridhënia parlamentare nuk duhet të bëhet. Hetimi parlamentar duhet të ndalohet, sepse i nxjerr në pah Martinat, Ngagipat, Rozetat – hajnat që fshihen pas skemave të tij. Debati parlamentar dhe televiziv ia zbardh përgjegjësinë e dështimeve.”, shkroi ai në Facebook.
Më tej Gashi tha se Kosova ka nevojë për ndryshim.
“Ky është Albin Kurti dhe kjo është qeverisja e tij 4-vjeçare. Tashmë është e qartë: Kosova ka nevojë për ndryshim!
Koha është për veprim – bëhu ndryshimi!”, përfundoi Gashi./21Media