Gashi: Kosova gjendet para një situate jashtëzakonisht të rrezikshme

Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se partia të cilën e përfaqëson nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga Bashkimi Evropian.

Gashi tha se njëjtë do të vazhdojë derisa të hiqen sanksionet e përkohshme.

Ai tha se LDK-ja konsideron se Kosova gjendet para një situate jashtëzakonisht të rrezikshme.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka pjesë në mbledhjen e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga BE-ja. Ne si Grup Parlamentar vlerësojmë se është e dëmshme për Kosovën dhe është e pamundur që të sillemi sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Ne jemi para një situate e cila është jashtëzakonisht ë rrezikshme për Kosovën”, tha ai.

Gashi shtoi se për masat e tjera do të vendosin në mbledhjen e Kryesisë së partisë që do të mbahet së shpejti.

Back to top button