Gashi: Kurti flet me gjuhën e partisë, por harron se ka komunikuar me institucionin e kryeministrit

(Lajm i përditësuar)


Gashi: Kurti flet me gjuhën e partisë, por harron se ka komunikuar me institucionin e kryeministrit

Ish ministri i brendshëm, Bejtush Gashi, në emisionin “Click” të RTV21, ka komentuar rastin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ai ka thënë se ky rast ka të përfshira edhe teori konspiracioni por nuk lë anash edhe informacionet tjera.

“Me të thënë të drejtën, një arsyetim dhe një përgjigjje më mirë të mos komunikuar, të kishte kënë videon të publikohet sesa të jepte përgjigje, kjo është skandal nuk është as përgjigjje përkundrazi terminologjia që ka përdorur ka edhe teori konspiracioni, mund të ketë edhe informacione tjera”, tha Gashi.

Deklarimet e kryeministrit Kurti sipas Gashit janë shqetësuese për faktin se sipas tij ky flet me gjuhën e kryetarit të partisë.

“Deklarimet e tij dhe mënyra se si ka komunikuar janë shqetësuese për vlerësimin që ka ky për problemet e brendshme, këtu është shqetësimi më i madh dhe qasja e tij, ky flet me gjuhën e kryetarit të partisë harron se ka komunikuar me institucionin e kryeministrit”, tha ai. /21Media


Gashi: Besueshmëria e komunikimit të institucioneve me faktorin ndërkombëtarë është në nivel të ulët

Ish ministri i brendshëm, Bejtush Gashi, në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me punën e kabinetit qeveritarë thotë se ky kabinet nuk i përbahet disa filtrave të daljes së informacioneve.

Ai vlerëson se shkalla e besueshmërisë të komunikimit të institucioneve të Republikës së Kosovës me faktorin ndërkombëtarë është në nivelin më të ulët të mundshëm.

“Niveli i komunikimit dhe mënyra e daljes së këtyre informacioneve duhet të shkojë përmes disa filtrave dhe aktualisht kabineti qeveritarë nuk ju përmbahet këtyre standardeve që duhet t’i përbahet. Kështu që për efekt kanë prodhuar një situatë ku realisht shkalla e besueshmërisë të komunikimit të institucioneve të Republikës së Kosovës me faktorin ndërkombëtarë është në nivelin më të ulët të mundëshëm. Kështu që nëse vazhdohet me këtë logjikë të komunikimit dështimet edhe më të mëdha do ti presim në ditët në vijim”, tha Gashi. /21Media


Gashi: Kabineti i Kurtit e ka obligim të verifikojnë palën bashkëbiseduese

Ish ministri i brendshëm, Bejtush Gashi, në emisionin “Click” të RTV21, në lidhje mashtrimin e Kurtit nga dy blogerët rusë, ai ja lë fajin kabinetit të Kurtit të cilët sipas tij e kanë obligim të verifikojnë palën bashkëbiseduese.

“Realisht jo vetëm mashtrimi i cili duhet të jetë i pafajshëm për institucionin e kryeministrit për faktin se ka qenë lehtë e verifikueshme dhe obligim i kabinetit që të verifikojë palën bashkëbiseduese në të njëjtën kohë temat që ai ka ndarë hipotetikisht ndoshta është mashtruar me presidentin e Letonisë, problemet e mrendshme të cilat i ka ndarë me kryetarin e shtetit dhe realisht duke e ditur pozitën e tij dhe hirarkinë e komunikimit ndërkombëtarë është thirrje e rrejshme”, tha ai.

Tutje ai shton se Qeveria e Kosovës nga tërheqja e vërejtjes për luftë hibride ka rënë pre e saj.

“Qeveria gjithë kohën përkatësisht zyra e kryeministrit ka sulmuar dhe ka tërheqë vërejtje e luftës hibride dhe ka rënë pre e drejtëpërdrejtë e një aktiviteti të tillë”, theson Gashi. /21Media

Back to top button