Elezi: Kush garanton se nuk janë vepër spiunazhi, çështjet që kanë të bëjnë me sanksionimin e Kosovës

(Lajm i përditësuar)
Elezi: Kush garanton se nuk janë vepër spiunazhi, çështjet që kanë të bëjnë me sanksionimin e Kosovës
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në ”Click” të RTV21 në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në NATO tha se nuk ka progres.
Ai shton se kush garanton se nuk janë vepër spiunazhi çështjet që kanë të bëjnë me sanksionimin e Kosovës.
“Si taksa pagues i Republikës së Kosovës kush më garanton se nuk është vepër spiunazhi çështjet që kanë të bëjnë me sanksionimin e Kosovës sepse përshkak të sanksionimit të Republikës së Kosovës ne nuk kemi pasur progres sa i përget anëtarësimit në familjen më të fuqishme të sigurisë që është NATO-s”, tha Elezi. /21Media
Elezi: E shoh Kurtin si pjesë të luftës hibride
Bedri Elezi, ekspert i sigurisë në ”Click” të RTV21 ka shprehur shqetësim lidhur me rolin që mund të ketë Kryeministri Albin Kurti në kontekstin e luftës hibride dhe spiunazhit. Ai ka theksuar se, sipas tij, Kurti është pjesë e kësaj lufte të përfshirë në veprime të tilla,
”Unë flas atë se çfarë shoh, e shohë Kurtin pjesë të luftës hibride spinunazhit, për mua përgjegjës është kryeministri deri sa skam parë deri sa Kurti ka vë para përgegjësisë personat të cilët e kanë bërë veprën e spinuazhit”, tha Elezi.
Elezi: Rëndësi ka çfarë është ndarë, jo si ra Kurti pre e lajthitjes
Bedri Elezi, ekspert i sigurisë në ”Click” të RTV21 ka theksuar se ajo që është më e rëndësishme nuk është se si Kryeministri Albin Kurti ra pre e një mashtrimi, por çfarë informacionesh janë ndarë gjatë kësaj ngjarjeje.
”Nuk është me rendësi pesha se si Kurti ka lënë pre e lajthitjes, por me rëndësi është se çka realisht është nda, pse kryeministri Kurti shteti që ne dyshojmë me i besojmë minimalisht nuk na e e ndan këtë shqetësim se nuk janë ndarë informacione të caktuara. Kryeministri fillimisht duhet ta ketë leje të sigurisë që duhet tia jep agjencia kosovare e intelegjencës”, tha Elezi.
Kurti pre e dy komedianëve rusë, eksperti i sigurisë paralajmëron për ”rrezikun e spiunazhit”
Bedri Elezi, ekspert i sigurisë në ”Click” të RTV21 ka komentuar rastin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që ka rënë pre e dy komedianëve rusë të njohur duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë.
”Ceshtja më e rrezikshme dhe ajo se çfarë duhet ta trajtojmë është nëse kemi të bëjmë me aktivitete spinuazhi, e dyta kemi vetëm 10 minuta që kemi pasur mundësi me i pa, nuk dimë se çfarë është folur tjetër dhe nëse janë ndarë informacione të klasifikuara nuk dimë se sa ka raste tjera që nuk janë publike”, tha Elezi.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?