Gashi: Luftimi i varfërisë bëhet duke nxitur sektorin privat

Sipas Gashit baromterki kryesor që krijon kushte për një zhvillim ekoknomik është energjetika

Naim Gashi profesor universitar i ftuar në RTV 21 ka thënë se është mirë që përherë të parë në Kosovë që kësaj here prioritet partitë e kanë pasur zhvillimin ekonomik. “Tri blogjet politike e kane kuptuar se problemi kryesor është zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe krijimi vendve të punës” ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se energjetika, bujqësia, turizimi, shërbimi online janë ndër prioritetet që do të ndikonin në zhvillimin ekonomik. Sipas tij barometri kryesor që krijon kushte për një zhvillime knomik është energjetika. Ai tha se gjithashtu bujqësia krijon vende të reja të punës.

Gashi ka thënë se qeveria e re duhet të bëj një thirrje për investim në Brezovicë. “Është interes i Kosovës që Brezovica të bëhet një qendër rekreative” tha ai.

Sa i përket buxhetit të Kosovës ai tha se është i pa mjaftushëm por duhet të inkurajojmë investorë të jashtëm .

Sipas Gashit ,lufitmi i varfërisë nuk luftohet përmes skemave sociale por duke nxitur sekorin privat./21Media

Back to top button