Gashi mbështet iniciativën e ngritjes së memorialit për vëllezërit Bytyqi

 

 

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka mbështetur iniciativën e deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, për ngritjen e memorialit për tre vëllezërit Bytyqi në qendër të Prishtinës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi janë shembull i sakrificës së shumë djemve e burrave të diasporës shqiptare dhe se ky ngritja e memorialit në kujtim të veprës së tyre heroike është nder dhe privilegj për të gjithë UÇK-në.

Tre vëllezërit Bytyqi (Agroni, Mehmeti dhe Ylli), janë shembull i sakrificës së shumë djemve e burrave të diasporës shqiptare, me frazën “Unë jam mirë, kur është mirë Shqiptaria“, ju përgjigjën atdheut në kohët më të vështira, në luftën e drejtë për liri e pavarësi deri në vetëflijim“, ka shkruar Gashi.

Back to top button