​Shpallen projeksionet e para të rezultateve të zgjedhjeve në Mal të Zi

 

 

Qendra për Monitorim dhe Kërkim CEMI prezantoi sonte projeksionet e para të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, pas 58.3 për qind të mostrave të përpunuara.

Sipas këtyre projeksioneve, në zgjedhjet e sotme prin lista “Të vendosur për Malin e Zi DPS – Milo Gjukanoviq ” me 34.2 për qind të votave, ndërsa lista e mbledhur rreth koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” ka 33.7 për qind.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka 12.4 për qind, “Bardhë në zi” 5.1 për qind, Partia Boshnjake 4,5 për qind, socialdemokratët 4.3, SDP – Mali i Zi i fuqishëm 3 për qind, Lista Shqiptare 1.4 për qind, Koalicioni shqiptar Njëzëri 1.1 për qind dhe HGI 0.2 për qind, njofton CEM-i.

Sipas tyre, rezultatet duhet të merren me një rezervë pasi një përqindje e mjaftueshme e mostrës nuk është përpunuar ende.

Përfaqësuesja e Qendrës për Monitorim dhe Kërkim, Maja Bjeliq, tha se ekipi juridik CEMI pranoi më shumë se 660 raportime për parregullsi gjatë zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi që u mbajtën sot./KP

Back to top button