Gashi: Pritshmëritë tona janë pozitive

Udhëheqësi i shtabit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se presin që një pjesë të konsiderueshme të komunave t’i fitojnë pa balotazh.
“Pritshmëritë tona janë pozitive, indicet e para janë pozitive”, tha ai në konferencë për media.
Gashi kërkoi nga KEDS-i dhe KQZ-ja t’i evitojnë problemet me energji elektrike.
“Procesi ka filluar sipas kohës së paraparë. Ka pas disa probleme të vogla me energji elektrike, por përgjithësisht ka qenë proces i mirë. Prandaj e ftoj KEDS-in dhe KQZ-në që të gjitha votimet të jenë me energji sidomos gjatë natës. LDK-ja fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë. Ne presim që një pjesë e konsiderueshme të komunave t’i fitojmë pa balotazh. Pritshmëritë tona janë pozitive, indicet e para janë pozitive”, theksoi Gashi.
Ndryshe, LDK-ja ka angazhuar sot rreth mbi 2 mijë e 600 komisionerë, vëzhgues, mijëra aktivistë./21Media

Back to top button