Giacobbe thirrje qytetarëve: Demokracia nuk është sport spektatorësh, dilni votoni

I ngarkuari me punë pranë Ambasadës amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe sot iu bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë.
“Demokracia nuk është një sport spektatorësh. Derisa Ambasada e ShBA-së është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare të vëzhgimit, në fund të fundit, ju takon juve, kosovarë, të bëni zërat tuaj të dëgjohen dhe të zgjidhni udhëheqësit komunalë që ndajnë përparësitë tuaja. Dilni dhe votoni.”, shkroi Giacobbe në Twitter.


Ndryshe, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 14 shkurt 2021. Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues, të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare./21Media

Back to top button