Gashi: Qeveria nuk është e gatshme që të trajtojë çështjen për veteranët e luftës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se çështja e veteranëve është delikate, kurse shtoi se Qeveria nuk është e gatshme ta diskutojë këtë temë.
Sipas tij zgjidhja që duhet bërë për veteranët e luftës duhet të jetë gjithëpërfshirëse.
“Çështja e veteranëve të luftës është çështje delikate. Si duket Qeveria nuk është e gatshme që me e trajtua në esencë çështjen e kompensimit për veteranët e luftës. Qasja që ka qenë deri tani është e pamjaftueshme dhe në momente të caktuara e vërteta është se ka dhënë rezultate negative në mirëqenien e veteranëve… Zgjidhja që është dashur me u bë është dashur të jetë më gjithëpërfshirëse, e cila ofron një mënyrë më të mirë të kompensimit dhe që mundëson një jetë më të dinjitetshme. Njoh personalisht plot veteranë të luftës të cilët e kanë lëshuar vendin e punës për ta marr kompensimin dhe dëmi është bërë i shumëfishtë ose kanë dalë në tregun e zi të punës”, u shpreh ndër tjera Gashi.
Sipas tij, për këtë çështje duhen bisedime substanciale./21Media
 

Back to top button