Kaloni te përmbajtja kryesore

Gashi: Qytetarët përcaktuan drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, votoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni dhe theksoi se vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët e përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre.

“Sot e realizova të drejtën time qytetare duke votuar në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Vota është instrumenti më i rëndësishëm demokratik përmes të cilit qytetarët përcaktojnë drejtimin e zhvillimit dhe përfaqësimit të tyre”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai apelon deri te qytetarët që të dalin edhe ta shprehin vullnetin e tyre në këto zgjedhje lokale.

“Inkurajoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të shprehur vullnetin e tyre në dobi të komunave dhe qyeteve tona”, theksoi Gashi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button