Gashi shpjegon detajet që çuan në vrasjen e policit në Istog

Analizë e ngjarjes së sotme tragjike në Istog

Ngjarja e sotme në Istog ku mbetën të vrarë dy persona, polici Izet Demaj dhe një grabitës ka tronditur publikun. Sipas policisë një grabitës ka tentuar që të plaçkitë filialin e NLB Banës në Istog dhe në tentim për të ikur nga policia ka shkrepur me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur rëndë Demaj dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur, shkruan rtv21.tv.

Lidhur me këtë sot u diskutua në emisionin “Click”. Gazetari Kreshnik Gashi tha se këto raste të grabitjeve kohëve të fundit po ndodhin “për faktin se institucionet e drejtësisë, institucionet e ndjekjes nuk kanë dhënë dëshmi se janë duke e ndëshkuar krimin”

Gashi këtë e arsyetoi me grabitjet të cilat janë bërë edhe në qendër të qytetve janë grabitur bankat dhe grabitësit kanë ikur.

“Kriminelët e dinë më mirë se sa ne se qysh funksionon policia edhe ky person unë besoj shumë që e ka ditë se në rajonin ku është tu hy me bo një grabitje, probabiliteti që dikush me pasë një armë të gjatë me të cilin ai kish pasë mundësi me luftu është shumë i vogël, për shkak se policia e Kosovës është e organizume, njësitë speciale janë vetëm në regjione pra qytetet e vogla nuk kanë njësi policore me armë të gjata.”, tha ndër tjerash Gashi.

Ai shtoi se prej muajit qershor nuk po ka ndonjë reagim të policisë së Kosovës për të shtuar numrin në vende ku ka banka me njësi të cilat kanë fuqinë e zjarrit të njëjtë me të grabitësve./21Media

Back to top button