Gashiq: Lista e Armend Mujës është “listë e ekzekutimit”

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq ka thënë se “lista” e deputetit të Vetëvendosjes, Armenda Muja, që flet për “grupet kriminale” në veri të Kosovës, themeluesit e të cilëve i ka identifikuar si udhëheqës të Listës Serbe dhe udhëheqës shtetërorë të Serbisë, nuk është gjë tjetër veçse, siç tha ai, “listë për ekzekutim”.
Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka shkruar ne rrjetin e tij social se “ajo që dihet në Mitrovicë është që ekzistojnë disa grupe kriminale që veprojnë dhe sfidojnë edhe qytetarët edhe shtetin e Kosovës, duke listuar emrat e personave të ndryshëm nga komuniteti serb.
Muja tha se “propaganda e Vuçiq e ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të qytetarëve të komunitetit serb propagandon kinse lista të gjera të njerëzve që do të arrestohen. Në Kosovë nuk ka lista për arrestim të qytetarëve”.
Por Ministri serb i brendshëm Gashiq tha se “Provokimet dhe kërcënimet e vazhdueshme të njeriut të Kurtit, Armend Muja, janë një tjetër tregues se përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Prishtinë nuk do t’i lënë kurrë të qetë serbët. Lista e sotme e publikuar nga Muja nuk është gjë tjetër veçse një listë ekzekutimesh. Në listë, ndër të tjera, janë presidenti Vuçiq, djali i tij Danilo dhe vëllai Andrej dhe unë”, tha Gashiq, njoftoi ministria e brendshme serbe.
Siç tha ai, nuk kishte frikë nga asnjë listë.
“Zëdhënësi i Kurtit duhet të dijë se kurrë nuk kërcënohet me armë bosh. Asnjë listë nuk do të na pengojë dhe na trembë që të mbrojmë popullin tonë në Kosovë dhe ne do të jemi gjithmonë aty për t’i mbrojtur ata”, tha Gashiq./21Media

Back to top button