Gastronomët ankohen për sjelljet e zyrtarëve policorë

 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka akuzuar zyrtarët policorë, pasi që sipas tyre, të njëjtit po shkaktojnë probleme pranë lokaleve të tyre.

Sipas SHGK kjo ka të bëjë me sjelljet e tyre “që janë të pahijshme dhe drejtohen ndaj klientëve dhe stafit në hapësirat e lokaleve”.

SHGK ka reaguar përmes faqes zyrtare në “Facebook”, duke thënë kjo është shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përkatësisht barazisë para ligjit, dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“SHGK, i’u bën thirrje zyrtarëve policorë dhe inspektorateve përgjegjëse që të zbatojnë në përpikmëri Vendimet e Qeverisë për kontrollin e pandemisë. Vendimet dhe ligjet shtrijnë autoritetin e tyre ndaj secilit person fizik dhe juridik në Republikën e vendit. Kjo çfarë po shohim kohët e fundit, është shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përkatësisht barazisë para ligjit, dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e shoqatës duke bërë thirrje që të raportohet çdo rast i cili është në kundërshtim me ligjet në fuqi./21Media

Back to top button