VV pritet që listën e njëjtë ta dorëzojë në KQZ
Përkundër vendimit të Gjykatës Supreme për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, që mos ta certifikojë si kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, kjo parti ka vendosur që numri një në listë mos të ndryshohet.
Këtë e konfirmoi Alim Rama, përfaqësues i LV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Përveç numrit një në listë, të cilin e bartë Albin Kurti, as numri gjashtë në listën e LV-së, të cilën e bartë ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk do të ndryshohet.
“Ne i qëndrojmë listës të cilën e ka aprovuar Këshilli ynë dhe është lista jonë. Fletvotimi është i njëjtë për të gjitha partitë, në fletëvotim shkon lista e partive, ku të hënën hedhet shorti për numrat e partive, aty përcaktohet radhitja e partive politike. Ndërsa, numrin e kandidatëve e përcakton partia”, tha Rama për kallxo.
“Numri një, sipas vendimet të Lëvizjes Vetëvendosje është i Albin Kurtit, ne do të vazhdojmë me të gjitha betejt ligjore, por në fletëvotim mbetet numri një për Albin Kurtin”, deklaroi ai.
Dje, Gjykata Supreme e Kosovës nxori një aktgjykim ku vërtetoi një vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, se Kurti e Haxhiu nuk do të mund të certifikohen për kandidat për Kuvendin e Kosovës, pasi janë të dënuar me një vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit./kallxo
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?