Gastronomët me lugë e tenxhere në rrugë

 

Të pakënaqur me masat e reja anti-Covid, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës po zhvillojnë një aktivitet simbolik para lokaleve të tyre në Prishtinë, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë.

Pas përfundimit të protestës kryetari i Shoqatës së gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka paralajmëruar protestë masive të hënën.

“Nuk e shohim të arsyeshme që t’i mbyllim bizneset e t’i lëmë kufijtë hapur. Çdo problem që po na sjellin masat ku shteti nuk ishte në gjendje të ulet dhe t’u ofrojë bizneseve por vetëm t’u marrë. Me këtë protestë paralajmëruam protestën masive të së hënës. Nëse deri sot kemi paguar tatim kërkojmë prej shtetit që atë tatim të na kthejë. Presim një pako të veçantë”, ka thënë Kllokoqi.

Qeveria dje ka marrë vendim që të mbyllë sektorin e gastronomisë nga e premtja deri mëngjesin e të hënës./21Media

Back to top button