Gastronomët në protestë

 

Të pakënaqur me masat e reja anti-Covid, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës sot duke filluar nga ora 12:00 do të zhvillojë një aktivitet simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili thekson se masat e reja të vendosura nga qeveria janë të papranueshme.

“I ftoj gastronomët që nesër prej orës 12:00 – 13:00 të dalin para lokaleve të tyre dhe në shenjë proteste ndaj Qeverisë të protestojnë me Tenxhere e Lugë. T’ua bëjmë me dije se NUK MUJNA MO, JEMI SHTERRË. Secili prej nesh është që të mbrohemi nga pandemia, veç nuk mund të durojmë më mospërfilljën nga Qeveria, sepse JEMI SHTERRË – sepse NUK PO NA NDIHMONI, NUK PO NA SHINI NJEHNI PËR T’GJALLË!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Kllokoqi ka njoftuar se protesta e radhës do të mbahet më 9 nëntor./21Media

Back to top button